top of page
EcoTour-01.png

Urbanizimi i Shkugzës

Parku i Shkugzës është një zonë rekreative dhe peizazh i mbrojtur në pjesën jugore të qytetit të Gjakovës, i shtrirë në mes të dy kodrave të ndara nga lumi i vogël Shlepica, në lartësinë 410-460 m. Ky park shquhet për vlerat e tij në aspekte të veçanta të biodiversitetit dhe peizazhit.
 

Me propozim të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në vitin 2011 Komuna e Gjakovës shpalli zonë të mbrojtur të parkut Shkugzë në kategorinë Zonë e mbrojtur peizazhi, në sipërfaqe prej 70 ha—plani i peizazhit për “Parkun e Shkukzës, UNDP.  

 

Një pjesë e kësaj zone është në pronësi publike dhe rreth 1/3 e territorit të saj është tokë private. Në tokë publike janë ndërtuar restorante private me parkingje dhe kështu zona është kthyer në një lokalitet tërheqës për aktivitete të ndryshme rekreative.

​

Shkugza përballet me sfida të shumta për shkak të urbanizimit; fragmentimi dhe degradimi i habitatit, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe ndërveprimet ndërmjet këtyre shtytësve. Efektet e regjimit të modifikuar të zjarreve në pyje përbëjnë një kërcënim për biodiversitetin e tij.

YMCA Camp Pjetershan white.png

Kampi Pjetershan

Rr. Lugu i mirë Fshati Pjetershan Gjakovë 50 000

Site Visitors 

  • Facebook
  • Instagram
  • Twitter

E drejta e autorit © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.


YMCA™ është markë e regjistruar e Aleancës Botërore të YMCA-ve brenda territorit të Republikës së Kosovës. Lëvizja YMCA në Kosovë është entiteti i vetëm i lejuar të përdorë markën tregtare.

bottom of page